Hoqi prezervativin gjatë kohës që po e bënte me prostitutën, dënohet me burg 35-vjeçari

Lee Hogben është burgosur për 12 vite, pasi akuzohet se abuzoi seksualisht me një prostitutë.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Bournemouth në Angli, ku 35-vjeçari kishte hequr prezervativin gjatë marrëdhënies seksuale me një prostitutë. 20-vjeçarja kishte vajtur në polici dhe e kishte denoncuar.
Denoncimi i saj, u cilësua sot nga Gjykata si një rast përdhunimi.
Kjo me pretendimin se për shkak të heqjes së prezervativit nga 35-vjeçari, ajo mund të mbeste shtatzënë, ose mund të merrte ndonjë sëmundje.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy vjet më parë, por sot Gjykata ka caktuar masën për Hogben.
360grade.al