» Habisin nutricionistët. Tregojnë arsyet pse nuk duhet të konsumoni shumë brokoli dhe lakër jeshile

Habisin nutricionistët. Tregojnë arsyet pse nuk duhet të konsumoni shumë brokoli dhe lakër jeshile

Brokoli është ndoshta një nga ushqimet më të shëndetshme dhe të gjithë biem dakord për këtë. Ai është i pasur me antioksidantë, ndërsa besohet se ul rrezikun e kancerit. Brokoli i zier në avull madje e ul kolesterinën.

E njëjta gjë vlen edhe për perimet e tjera që lidhen me brokolin, si lakra e gjelbër, lakra e zakonshme dhe lakra e Brukselit por vetëm në qoftë se nuk i hani shumë, paralajmërojnë shkencëtarët dhe nutricionistët.

Lakra e gjelbër është bërë kohët e fundit një ushqim i shëndetshëm, i famshëm dhe “super ushqim’ i pastër, ndërsa lista e përfitimeve të saj shëndetësore është e gjatë, nga antioksidantët, përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, efektet anti-inflamatore e deri tek reduktimi i rrezikut të zhvillimit të kancerit.

Por konsumimi i sasive të tepërta të lakrës së gjelbër mund të jetë një gjë mjaft e keqe. Sasitë e tepruara të lakrës së gjelbër mund të shkaktojnë hipertireozë, një gjendje kjo në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaft hormone të tiroidës, shkruan Yahoo Health.

Nëse doni t’i shmangni pasojat negative të konsumimit të lakrës së gjelbër, gjithsesi duhet ta zieni përpara se ta konsumoni dhe kështu në masë të madhe do ta zvogëloni rrezikun.

Me zierjen e lakrës së gjelbër reduktohen aspektet që kontribuojnë në shfaqjen e hipertireozës.

Ndikim negativ në tiroide në përgjithësi kanë perimet si lakra e gjelbër, brokoli, lakra, lulelakra, rrepa dhe lakërishtja, prandaj duhet dozuar sasia e këtyre perimeve.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera