» Zëvendësoni mishin e kuq me këto produkte dhe do t’i shihni rezultatin!

Zëvendësoni mishin e kuq me këto produkte dhe do t’i shihni rezultatin!

Shumë studime gjatë viteve kanë lidhur konsumimin e mishit të kuq me çrregullime të zemrës dhe me disa lloje të kancerit, mirëpo rezultatet nuk kanë qenë të gjitha të njëjta.

Një studimi bërë në vitin 2015, krahason efektet e proteinave bimore me ato shtatzore dhe suguron evidenca të mira për të dëshmuar mbi rrezikun që proteinat e shtazëve përbëjnë.  Studimet e bëra kohët  të fundit gjithashtu janë munduar të bulojne lidhjen  mes të misht të kuq dhe sëmundjeve të zemrës, dhe të gjejnë ende dëshmi që ato kanë një rrezik të lartë.

Studimi u bë nga Chan School of Public Health në Boston, ku studiuesit kishin realizuar një analizë krahasuese në mes të njerëzve që konsumojnë proteina shtazore dhe atyre që konsumojnë proteina bimore. Rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Circulation”.

Studimi  përfshiu përafërsisht 1903 pjesëmarrës. Personave që konsumonin mish të kuq iu mat shtypja e gjakut dhe sasia e kolesterolit në gjak, trigliceride dhe lipoproteinat. Këto vlera u krahasuan me vlerat e personave që konsumonin ushqime siç janë: mish pule, peshk, karbohidrate apo fruta.

“Studimi jonë është bërë me krahasimë specifike, dhe e dëshmon qartazi ndikimin e mishit të kuq në shkaktimin dhe rritjen e rrezikut sidomos për sëmundjet kardiovaskulare”, tha Marta Ferre, autore e studimit dhe shkencëtare hulumtuese në Departamentin e Ushqimit në Harvard.

Zëvendësimi i proteinave të mishit të kuq dhe  nënprodukteve të tij, duhet të bëhet me disa receta mesdhetare që përmbajnë një sasi të lartë të proteinave siç janë peshku, perimet, kikirikat, dhe ushqime të tjera më vlera të larta ushqyese.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera