» Deri dje luante role presidenti nëpër filma, sot drejton Ukrainën

Deri dje luante role presidenti nëpër filma, sot drejton Ukrainën

Entuziazëm nga fitorja e thellë e Volodomir Zelenskit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Ukrainë.

Komediani 41-vjeçar siguroi rreth 73% të votave, në një fushatë të përqendruar tek premtimi për të luftuar korrupsionin, që ka zënë rrënjë thellë vitet e fundit.

Premtoi po ashtu se do të zgjidhë konfliktin me rebelët filorusë në lindje të vendit.

‘Ne do të ecim me parimet e bisedimeve të Minskut drejt vendosjes së një armëpushimi të përhershëm’.

Ndërsa Petro Poroshenko pranoi humbjen duke thënë se do të qëndrojë në politikë, pasi vendi do të ketë nevojë për të.

Image

‘Me një president të ri pa eksperiencë, Ukraina mund të kthehet shumë shpejt në orbitën e ndikimit rus. Me këtë rrezikojmë të humbim arritjet e deritanishme’.

Fitorja e Zelenskit u përshëndet nga i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për negociatat e paqes në Ukrainë, Kurt Volker. Mesazh përshëndetës i dërgoi presidentit të ri edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e po ashtu edhe kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker.

Edhe zyrtarët ruse thanë se shpresonin se do të vendosnin një marrëdhënie të re me Kievin. Në fillim të qershorit, ai pritet të marrë zyrtarisht postin që e ka provuar vetëm në rolet e tij në filmat humoristikë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera