» I grabiti gruas varësen nga qafa dhe iku me vrap, arrestohet pas pak minutash 31-vjeçari

I grabiti gruas varësen nga qafa dhe iku me vrap, arrestohet pas pak minutash 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi i ka marrë me forcë varsen nga qafa një gruaje.

Sipas policisë, 31-vjeçari me inicialet A.Ç, banues në Kurbin, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

082cfe38-8c74-4da2-962b-c320e2d7450e

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

0c56ddb9-f3d4-42e6-90bf-aface3cde23a

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë

Ndërhyrja e në kohë  e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje

Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera