» Kryebashkiakët e djathtë në zyrën e Bashës

Kryebashkiakët e djathtë në zyrën e Bashës

Pas takimit me kryetarët e partisë në rrethe, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur gjatë mesditës edhe krerët e bashkive të djathta.

Siç bëhet e ditur, takimi ka nisur rreth orës 14:15 në selinë e PD-së dhe të pranishëm kanë të gjithë kryebashkiakët e djathtë.

Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Në këtë takim është diskutuar për aksionin opozitar.

Gjatë paradites është vendosur që në 11 maj në orën 18:30 minuta të zhvillohet protesta e 4-të kombëtare e opozitës.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera