» KJ: Aksioni i qeveris për mbledhjen e firmave për Hajdarin, nuk ndalon as në ditë festash, por…

KJ: Aksioni i qeveris për mbledhjen e firmave për Hajdarin, nuk ndalon as në ditë festash, por…

Tashmë partia e Rudina Hajdarit, deputetes së dalë nga lista e PD, e cila ishte e treta në listën e Tiranës, pra bija e Azem Hajdarit po regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Opozita PD-LSI dhe partitë e tjera tradicionale të djathta kanë deklaruar se nuk do futen në zgjedhje pa plotësuar kushtet, ku kryesori mbetet një qeveri tranzitore pa Edi Ramën si kryeministër.

Megjithatë, kur populli opozitar dhe njerëzit e pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës po protestojnë, ndërkohë që qeveria u hedh gaz helmues luftarak, Rudina Hajdari ka deklaruar se po krijon partinë e re “BD”. Me disa deputetë tradhtarë të PD-së, të cilët u futën nga listat e PD-së këto ditë, po mblidhen firmat me 3 mijë veta, sepse Kodi Zgjedhor e kërkon si kusht. Ndaj janë hedhur në aksion qeveria e PS, bashkitë socialiste të cilat po mbledhin firma formale nga socialistët, duke u marrë fotokopjet e kartave të identitetit, për t’ia sjellë kryeministrit Rama. Gjykata e Tiranë është urdhëruar nga kryeministri dhe Vettingu që të rrijë në gatishmëri, ndonëse janë pushim për festën e Pashkëve, që sapo të vijnë firmat, ta regjistrojë urgjent Bindjen Demokratike. Më pas vendimin e gjykatës e çon me vrap vetë qeveria në KQZ.

Pra këto dy ditë të Pashkëve Katolike e gjithë PS-ja dhe administrata e saj po mbledhin firmat e duhura për partinë e Rudina Hajdarit dhe do ta quajnë “opozita e re”.

Ç’komizëm!

Pushteti mbledh firma për të krijuar edhe opozitën.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera