» 10 fakte psikologjike që pak nga ne i kemi dëgjuar më parë

10 fakte psikologjike që pak nga ne i kemi dëgjuar më parë

Aspekti emocional ka po të njëjtën rëndësi sa ai fizik.

Kësisoj, psikologët kanë parë të rrugës që të vënë në pah rreziqet që mund të hasen nga neglizhimi i anës emocionale të një personi.

Ndiqini ato më poshtë:

– Njerëzit që kalojnë më shumë kohë në diell, janë më të prirë që të jenë të lumtur.

– Të jesh vetëm, antisocial dhe të mos kesh miq, shkakton të njëjtët rreziqe ndaj shëndetit, si edhe kur pi një paketë cigare në ditë.

– Psikologjia thotë se depresioni është shpesh pasojë e mendimit me tepri, duke krijuar probleme që në krye të herës nuk ekzistonin.

– Një studim i Universitetit të Harvardit arriti në konkluzionin se njerëzit që shpërqendrohen lehtë janë më krijues.

– Dhimbja emocionale e rikonfiguron mendjen e njeriut, duke shkaktuar ndryshime dramatike tek shumica e njerëzve.

– Në mbarë botën, depresioni renditet i katërti si shkak i aftësive të kufizuara dhe vdekjes së hershme, sipas GBDS.

– Njerëzit me vetëvlerësim të ulët janë 80% më shumë të prirë që të kritikojnë të tjerët, për t’i ulur ata, me qëllim që të ndihen vetë më mirë, më të fortë dhe më të zgjuar.

– Njerëzit që ndiejnë një nevojë për të korrigjuar të tjerët vuajnë nga një formë e OCD-së, Sindroma e Pedantizmit Gramatik.

– Thashethemet nxisin kimikate në tru që i bëjnë njerëzit më të lumtur dhe të jetojnë më gjatë.

– Njerëzit që nuk në gjendje të pikasin sarkazmin dhe gënjeshtrat me gjasë vuajnë nga demencia, një rënie e vazhdueshme e trurit dhe aftësive të tij.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera