» Dyshime për lidhje me ISIS, dëbohet imami shqiptar nga Italia

Dyshime për lidhje me ISIS, dëbohet imami shqiptar nga Italia

Një imam shqiptar do të dëbohet nesër nga shteti italian për lidhje të dyshuara me ISIS. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë maqedonase, Zejnullah Sadiki.

Emri i Sadikit nuk është i panjohur për mediat italiane. Në vitin 2015,  në provincën e Grossetos u zbulua një celulë xhihadiste ku emri i imamit Sadiku u lakua së bashku me Maria Gulia Sergio, alias Fatima,e  para grua xhihadiste në shtetin italian.

Ndërkohë lajmin e largimit e ka bërë vetë Sadiku në “Facebook”.

Te nderuar vellezer dashamire esselamualejkum
Nga mengjesi i dites se Henë ora 06:00 me urdherin e ministrit te brendshem te Italis Mateo Salvinit jam i arrestuar nga forcat e rendit në shtepin tim, pa asnjë deshmi, me arsyen kinse unë jame person i rrezikshem per shtetin Italian duke theksuar keto fakte:
Se une jam nje imam gjithnjë radikal.

Se kam frekuentuar shume qendrat Islame.
Se po merrem me (logjistik) me organizim të jetes Islame.
Per shkakun se jam familjarizuar ketu ne Itali si nje imam me pervoj.
……….

Nga dita e Hene ne mbremje po mbahem në qendren e emigranteve në Torino ku nuk meret vesh se cfar Po behet…

Per shkak te kushteve aktuale qe gjindem nuk mund te shkruaj me shumë.

ALLAHU UA PRANOFTË XHUMAN TË GJITHVE DHE BENI DUA PER MUA.

E di se sotë ne xhuma xhematit i kam munguar por ju them se nese akoma ka drejtesi dhe demokraci ne shtetin Italian do te kthehem perseri.”-shkruan shqiptari.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera