» Erion Veliaj: Saimir Tahiri nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS

Erion Veliaj: Saimir Tahiri nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Një pjesë nga intervista

Për qeverisjen e Edi Ramës

Erion Veliaj: Edi Rama  ka qeverisur me një guxim të jashtëzakonshëm për të thyer disa  tabu që nuk i mendonte kush  në Shqipëri.  Kush e mednonte  në Shqipëri që energjia elektrike do paguhej 90 % ose uji 95 %. Dua të them se të paktën në  rajon jemi  të repsketuar. Nuk jemi shtet leckë.  Psh. Maqedonia kur bën zgjedhje dhe kur bënë aleanca të merr në konsideratë. Sot Serbia nuk të kalon dot me një batutë. Sot Greqia nuk të trajton si kolopuç që mund të marrë gjysmën e detit. Kjo është e githa meritë e Edi Ramës si njeriu që ka udhëhequr vendimarrjen politike dhe marrëdhëniet  me fqinjët. Ai nuk thotë Yes Sir. Rama ka një guxim që të tjerët mundohen ti shmangen , ti evitojnë apo mundohen ti bëjnë sikur nuk i shohin. I vetmi njeri që unë jam ulur në tavolinë dhe kur të gjithë te tjerët mundohen të gjejnë arsyen që gjerat nuk bëhen ai thotë tani duhet të gjendet arsyeja që gjërat bëhen. Vetëm  kjo vendosmëri mund të transformojë Shqipërinë.

Zoti  Veliaj, cili është mendimi juaj për  atë që i ndodhi Saimir Tahirit?

Erion Veliaj: Saimiri ka një proces në gjykatë. Një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se çfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri  të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane. Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme  kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera.  Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj.  Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri tjetrin për këtë konkurencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.”

Emra partizanësh

A ka ndonjë domethënie që kryeministri dhe kryetari i bashkisë iu kanë vendour djemve  emra partizanësh?

Erion Veliaj: Patjetër që ka. Emri Kajan është një emër i rrallë. Unë dhe Ajola donim të ishte një emër i rrallë nga këta emrat shqiptarë që po zhduken. Më ra në sy kjo, kur një nga miqtë tanë, i ndjeri Gjergji Filipi themeloi në INSTAT një database të emrave shqiptarë. Më bëri përshtypje që njëri nga emrat e fundit fare ishte emri Kajan (Kajo).Ishin vetëm 10 veta gjallë me këtë emër.I thashë Ajolës: Gjynah që nuk vënë emra shqiptarë. Ne jemi familje partizanësh.

Për lejet e ndërtimit

Erion Veliaj: “Ka më shumë ofertë në treg sesa ka kërkesë. Çmimi caktohet nga kërkesa dhe oferta. Fakti që cmimet po rriten do të thotë që u dashkan dhënë më shumë leje që të rrinë stabël. Nuk besoj se ka më shumë se 2 mijë apartamente të pashitura. Më gjej një ndërtues që thotë  u detyrova të shkoj te zyra e kryetarit të bashkisë.”


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera