» Ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari, unë respektoj vetëm Allahun

Ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari, unë respektoj vetëm Allahun

Gjykata për Krime të Rënda ka lën♪7 në burg ish komandos Erzen Uka, i arrestuar për nxitje terroriste

Prokurori i çështjes, Eugen Beci ,kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci, duke u thënë:  Sa të dalë do të jepnin llogari dhe nuk do kalonte kollaj.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera