» Meta: Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO

Meta: Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin, përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.

Ai deklaron se Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO dhe lider në të gjitha nismat rajonale.

Dhe gjithçka, me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.

“Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal”, thotë kreu i shtetit.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera