» Studentët paguajnë për makinat e rektorëve/ Portali i qeverisë nuk përmban të dhëna të qarta

Studentët paguajnë për makinat e rektorëve/ Portali i qeverisë nuk përmban të dhëna të qarta

Qëndresa publikoi sot raportin e monitorimit financiar në 7 universitete publike për periudhën 1 shtator 2018 – 15 shkurt 2019 për të kuptuar se si shpenzohen paratë e studentëve. Pavarësisht revoltës së studentëve në Dhjetor 2018, universitetet publike ne vend duket se jane ende larg perdorimi te buxheteve te tyre per te rritur cilesine e mesimdhenies apo sherbimeve te ndryshme universitare, duke vazhduar te orientojne te gjith buxhetet e tyre drejt shpenzimeve per zyra, orendi, siguri godinash, apo shpenzime per personel jo akademik.

Një ndër kërkesat kryesore të protesës ishte pasurimi i biblotekave të universiteteve, nga shpenzimet e tyre në thesar vërehet se 3 prej universiteteve kanë shpenzuar 0 lekë për blerje librash, ndersa 5 nga 7 universitete kanë shpenzuar 0 lek për studime dhe kërkime. Edhe pasi Kryeministri i vendit identifikoi si te paarsyeshme sigurimin e godianve universitare me vlera te konsiderueshme nga parate e studenteve.

Bordet e administrimit dhe Administratoret kane vazhduar te sigurojne godinat me te njejtat vlera, Universiteti Tiranes ka nënshkruar një kontratë në 7 Mars 2019 për siguri godine në vlerën e 436.500 euro ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës në datën 15 Shkurt 2019 ka nënshkruar kontratën po për siguri godinash në vlerën 294.000 euro për 1 vit.

Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 24.000 euro karburant, ndërsa Universiteti i “Aleksandër Xhuvani” Elbasanit 22.000 euro po për të njëjtën periudhë. Ndërkohë që Universiteti i Shkodrës ka blerë një automjet në vlerën 24.000 euro.

Universitetet karakterizohen nga struktura organizative të fryra me punonjës administrativë të cilët paguhen nga paratë e studentëve ndërkohë që shërbimet që këta të fundit marrin lenë për të dëshiruar. UBT ka në organikë 264 punonjës administrativë dhe ndihmës shërbimesh dhe vetëm 300 pedagogë , ndërsa UAMD ka 207 punonjës adminsitrativë dhe vetëm 340 pedagogë. Ne dispozicion te administrates universitare Univertsitet Politeknik i Tiranes ka shpenzuar 17.600 Euro per zerin Telefoni si dhe 34.000 dieta dhe udhetime. Shpenzime keto te bera ne harkun kohor te 6 muajve

Portali u-transparenca.al që u lancua nga qeveria si zgjidhje e këtij problem nuk përmban të dhëna mbi shpenzimet në nivel universiteti apo rektorati por vetëm të dhëna në nivel fakulteti, duke mos u dhënë mundësi studentëve të mire-informohen për mënyrën e shpenzimit të parave të tyre.

Qëndresa i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të kontrollojnë dhe hetojnë të gjitha veprimet financiare që rëndojnë në kurriz të studentëve nga cdo drejtues universiteti qoftë ky rektor, dekan, apo administrator.

Në këtë situatë emergjente prioritet mbetetet menaxhimi eficent i parave dhe përfshirja e studentëve në vendimmarrje. Pavarësisht protestës së dhjetorit, shkarkimit të bordeve, premtimeve për transparencë nga qeveria, drejtuesit e 7 universiteteve kanë vijuar të bëjnë shpenzime luksi me paratë e studentëve, duke mos dhënë llogari dhe mos mbajtur përgjegjësi për asnjë cent të shpërdoruar./Raport Monitorimi FES QQ


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera