» Digjen dy makina pranë Drejtorisë së Policisë, identifikohet i dyshuari

Digjen dy makina pranë Drejtorisë së Policisë, identifikohet i dyshuari

Dy makina janë përfshirë nga zjarri në orët e vona të kësaj të hëne në Elbasan. Bëhet fjalë për makinën tip Volswagen me targa AA 595 KP, i cili rezulton në pronësi të Hysen Hasekiut.

Krahas këtij mjeti ka pësuar dëmtime të pjesshme edhe makina tip Skoda, me targa AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Mësohet se dy mjetet e djegura ishin parkuar pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe flitet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Kamerat kanë fiksuar të riun i cili njihet me dy emra, Mario Toçi ose Englent Toçi.

I dyshuari rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tij.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera