» Versajë, apartamentet luksoze të mbretëreshave rihapen për turistët

Versajë, apartamentet luksoze të mbretëreshave rihapen për turistët

Pallati i Versajës do të jetë i hapur për miliona vizitorë, pas një rinovimi 3-vjeçar, i cili ndihmoi në rikthimin e ngjyrave origjinale dhe detajet mjaft delikate të zbukurimeve në disa pjesë të ndërtesës.

Apartamentet luksoze të mbretëreshave në pallatin e Versajës duhej ti nënshtroheshin një sërë punimeve për rikthimin e shkëlqimit dhe ngjyrave. Në këto apartamente jetuan 3 mbretëresha dhe dy bashkëjetuese të trashëgimtarëve të fronit në 107 vitet ndërmjet vendosjes në fron të Luigjit të XIV dhe largimit të familjes mbretërore gjatë revolucionit.

Versaja do të sjellë në vëmendje me dy ekspozita nga 16 prilli 3 gra mbretërish, mbretëreshën e harruar Marie Leszczynska, gruaja e Luigjit të XV, Madame de Maintenon, gruaja e Luigjit të XIV që nuk kishte të drejtën të pretendonte kurorën, si dhe Marie-Antoinetten e cila vazhdon të rrëmbejë pjesën më të madhe të kureshtjes.

Këto apartamenteve që ndodhen fare pranë sallës së pasqyrave u mbyllën që nga janari i vitit 2016, një zhgënjim i madh për rreth 8 milionë vizitorë në vit të pallatit të Versajës.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera