» Episodi i pazakontë/ Çifti divorcohet në mes të dasmës, dhëndri u gjet duke bërë seks në banjë me shokun e tij

Episodi i pazakontë/ Çifti divorcohet në mes të dasmës, dhëndri u gjet duke bërë seks në banjë me shokun e tij

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një dasmë në Abruzo të Italisë. Dhëndri dhe nusja ndërprenë gjithçka në mes, pa mbaruar ende dasma e tyre.

Sigurisht, nuk do të ketë as muaj mjalti. Gjithçka përfundoi…. episodi surreal është transmetuar gjerësisht nga mediat italiane.

Historia e pabesueshme tregohet nga Willy, një këngëtar dasmash, i cili telefonoi për emisionin “Lunatici” në Radio Rai2.

Muzikanti tha se dhëndri u kap duke bërë seks në banjë me një mik.

“Ata e kapën dhëndrin duke festuar në mënyrë të çuditshme. Nuk mund të gjendej. Dasmorët po prisnin tortën, por ai ishte zhdukur. Ata mendonin se ndihej keq ose shkoi për të pirë duhan. Në vend të kësaj, një i afërm i nuses e gjeti atë në banjë duke “festuar”. Po bënte seks me një mikun e tij”.

“Për atë Zot, nuk ka asgjë të keqe për të bërë dashuri midis dy burrave, por nëse sapo jeni martuar me një grua dhe ju kapeni në banjë me një mikun tuaj, ka diçka të gabuar. Nusja filloi të qante dhe ai nuk ishte shumë mirë”, shtoi muzikanti.

Të afërmit e tij erdhën tek unë për të më thënë se duhej të ndaloja muzikën sepse nuk kishte asgjë për të festuar. Në 29 vjet të kësaj pune, diçka si kjo nuk më ka ndodhur kurrë”.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera