» “Notre Damme” në flakë, Nora Malaj: Më shumë sesa trishtim

“Notre Damme” në flakë, Nora Malaj: Më shumë sesa trishtim

Ish deputetja e LSI Nora Malaj  ka reaguar pas zjarrit të rënë ditën e sotme në katedralen e famshme Notre Damme në Paris, flakët e të cilit dogjën edhe majën simbol të saj.

Në një postim në facebook, Malaj shpreh trishtimin e saj, ndërsa shkruan se kjo është një humbje e madhe.

“Më shumë sesa trishtim!
E gjithë bota në këto momente po përjeton një situatë të tmerrshme dhimbje e trishtimi! Në Parisin e ëndrrave , të kryeveprave njerëzore 😥 zjarri e flaka ka përfshirë shtëpinë e Zotit ,Katedralen Notrë Damë . Humbje e madhe për të gjithë botën e qytetëtuar ! Kjo pamje është dhimbje e madhe për trashëgimin botërore! As fjala në këto momente nuk ka vlerë , përballë kësaj humbje dhe këtij trishtimi!😥😥😥”, shkruan Malaj.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera