» Video/ Misteri i djegies së makinës përpara Kuvendit natën e protestës. Pse pronar ishte një polic i Komisariatit numër…

Video/ Misteri i djegies së makinës përpara Kuvendit natën e protestës. Pse pronar ishte një polic i Komisariatit numër…

Në një kohë policia ishte kujdesuar që i gjithë perimetri ku zhvillohej protesta e ditës së shtunë, të ishte i zbrazët nga ccdo automjet privat, u pa se një makinë e parkuar para Kuvendit po merrte flakë. Fillimisht zjarri në makinë u tentua që të fikej nga disa protestues, por disa të tjerë e dogjën atë. Mësohet se makina ka qenë me benzinë, ku si pasojë ka pasur disa shpërthime të vogla. Nuk është ende e qartë sesi ai automjet me targa private, kishte mbetur apo kishte ardhur gjatë protestës, pikërisht në një vend ku asnjë makinë e paautorizuar nuk mund të parkohet, pa leje apo pa një qëllim të veçantë. Policia nuk dha informacion për pronësinë e këtij automjeti, por më pas u mësua se makina me targa AA 703 HT i përkiste një punonjësi të policisë të komisariatit numër 1. Nga ana e saj, Partia Demokratike ka reaguar për këtë incident. Ajo deklaroi se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. Sipas PD, ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë, se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Video 360 Gradë/ Djegia e makinës para Kuvendit

Video 360 Gradë/ Djegia e makinës para Kuvendit

Geplaatst door 360Grade.Al op Maandag 15 april 2019

 


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera