» Video/ Pse u dha urdhër që të arrestuarit e plagosur të lidheshin me pranga si kriminelë në krevatet e mjekimit?

Video/ Pse u dha urdhër që të arrestuarit e plagosur të lidheshin me pranga si kriminelë në krevatet e mjekimit?

Menjëherë pas protestës së 13 prillit, Policia e Shtetit ka nxituar të arrestojë dhe procedojë penalisht një grup protestuesish me akuzën e sulmeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.

37 persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, si organizator i protestës. Të arrestuarit janë nga qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Korçë, Elbasan, Burrel, Librazhd, Kavajë, Tropojë, Berat. I arrestuar me pranga në duar, edhe pse ndodhet I plagosur në spital, është 26 vjeçari Armando Gecaj. Fotoja me pranga në duar e tij bëri bëri xhiron e rrjeteve sociale. Ai shfaqet me shenja të dukshme dhune në trup, ndërsa dora e tij është e prangosur tek koka e krevatit.

Rasti I 26 vjeçarit është referuar tek Avokati I Popullit, që e konsideron trajtim denigrues e çnjerëzor në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Një tjetër arrestim I policisë është është denoncuar në rrjetet sociale. Bledar Dule, një shitës I përditshëm lulesh në kryeqytet, u arrestua si të ishte kriminel në orën 01.45 të natës pas protestës.

Dulja, siç e thërrasin të gjithë ata që e njohin në Tiranë, është një jetim dhe asnjëherë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Ai ka protestuar pasi disa vite më parë u nxor në rrugë të madhe nga Bashkia Tiranë, bashkë me disa të tjerë të të njëjtit hall. Që prej fëmijërisë së tyre, ata jetonin në disa ambiente pranë pallatit me shigjeta, dhe u nxorën në rrugë duke mos ju ofruar një vend për banesë.


Lista e të arrestuarve

F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;
M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;
A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;
O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;
N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;
A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;
E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;
D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;
I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;
A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;
F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;
F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;
Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;
A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;
B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;
R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;
D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;
H. R., 22 vjeç banues në Kavajë;
O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë
M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;
D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;
E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;
D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;
K. S., 21 vjeç, banues në Berat;
M. B., 20 vjeç, banues në Berat;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;
A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë;
H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;
E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;
L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;
R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera