» Video 360 Gradë/ Protesta e gazetarëve para Prokurorisë së Përgjithshme

Video 360 Gradë/ Protesta e gazetarëve para Prokurorisë së Përgjithshme

Një grup gazetarësh u mblodhën të dielën para dyerve të Prokurorisë së Përgjitshme. Shkak u bë dhuna e një prej truprojave të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku pak ditë më parë ndaj gazetarit të Klan Plus, Renaldo Salianji. Gjithçka ndodhi teksa gazetari Renaldo Salianji, I kishte drejtuar mikrofonin për t’I bërë një pyetje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut. Në këtë moment një prej truprojave të saj e shtyn duke ja larguar dorën gazetarit. Gazetarët ndihen të kërcënuar apo intimiduar ndërsa kryejnë detyrën, ndaj ata kanë protestuar, duke kërkuar që të mos dhunohen dhe preken. Kërkojmë të na lini të lirë për të kryer detyrën tonë! Lajmësi është i shenjtë”, ishin disa nga thirrjet apel të gazetarëve gjatë protestës së tyre. Me pankarta në duar dhe me mikrofonë të lidhur me zinxhirë në formë simbolike, gazetaret protestuan kundër intimidimit, kërcënimit dhe dhunës ndaj tyre. Ata kërkuan shkarkimin e truprojës së Prokurores, si dhe prej Arta Markut presim të kërkojë ndjesë për këtë akt.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera