» Video/ Paaftësi apo bashkëpunim me banditët? Autoritetet e Rinasit ishin paralajmëruar nga specialistët e huaj, por ata…

Video/ Paaftësi apo bashkëpunim me banditët? Autoritetet e Rinasit ishin paralajmëruar nga specialistët e huaj, por ata…

Pas grabitjes spektakolare të datës 9 prill, Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit Ardi Veliu njoftoi se komisariati i policisë së Rinasit, ka marrë përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit dhe kontrollit të sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Deri më parë sigurinë e perimetrit të brendshëm, e kishte kompania e sigurisë e kontraktuar nga koncesionari i Rinasit. Pavarësisht ngjarjes së fundit në Rinas, alarmi për mungesë e sigurisë në perimetrin e brendshëm të aeroportit ishte dhënë disa herë më parë. Grabitja e 1milion eurove verën e vitit 2016, vuri në levizje institucionet përkatëse. Direkt pas kësaj ngjarje, u zhvillua një mbledhje mes Komitetit të Sigurisë. Policisë, Ministrisë së Transporteve, SHISH, Albkontroll, madje edhe të kompanive ajrore. Mbledhja u zhvillua pas 3 testimeve të kryera më 20 prill 2016 nga ana e Aviacionit Civil dhe Policisë, gjatë të cilave u arrit të futej edhe eksploziv në Aeroport. Këto teste nxorën në dritë skandalin, pasi u provua se në aeroport mund të futeshin lehtësisht, jo vetëm objekte të vogla të ndaluara, por edhe lëndë eksplozive.

Patrullat e shërbimit në lëvizje dhe sistemi i vëzhgimit me kamera përgjatë rrethimit të sigurisë së perimetrit dështuan në diktimin e tentativës për hyrje të paautorizuar. Për më tepër, u mësua se 2/3 e kamerave të vëzhgimit ishin prej disa ditësh jashtë funksionimit. Por megjithëse alarmi u dha që 3 vite më parë, grabitja e fundit tregoi se asnjë masë nuk u mor.

Në raportin më të fundit të prokurorisë për këtë ngjarje, radhiten si problem pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit, cilësia e rrethimit të aeroportit, komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që TIA ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë të zhvilluara.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera