» 360 Gradë/ Gjeneral Jaupi: Policia ushtarake në mbështetje të Policisë në Rinas

360 Gradë/ Gjeneral Jaupi: Policia ushtarake në mbështetje të Policisë në Rinas

Ekspert i Aviacionit Civil Astrit Jaupi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se forcat ushtarake kanë shkuar në Rinas për të përforcuar mbrojtjen e aeroportit, pas grabitjes së miliona eurove, por jo se e kanë ata në dorë sigurinë.

Pjesë nga biseda: 

Jaupi: Kjo polici ushtarake ka vajtur them unë, sepse ka një marrëveshje të përbashkët, aeroporti me të gjithë këto 4 institucione që janë, që në rast të një veprimi duhet të bashkëveprojnë.

Zheji: Duke ndjekur median e ka dhënë urdhërin vetë zonja Xhaçka me zotin Lleshaj e kanë pohuar.

Jaupi: Nuk është në aeroport, është jashtë aeroporti. Është e vendosur tek komanda e forcave ajërore. Ka ndodhur një ngjarje në Rinas. Ata kanë vajtur për të përforcuar. Ata kanë detyrën e tyre. Ata kanë pjesën e tyre jashtë perimetrit të aeropoarit. Ata janë në përforcim, jo se e ruajnë ata aeroportin.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera