» 360 Gradë/ Grabitja e Rinasit, Goxhaj: Policia e Rinasit nuk kanë qenë angazhuar në protestë

360 Gradë/ Grabitja e Rinasit, Goxhaj: Policia e Rinasit nuk kanë qenë angazhuar në protestë

Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se asnjë nga efektivët e policisë së komisariatit të RInasit nuk ka marrë pjesë në ruajtjen e rendit në protestë.

Goxhaj: Rinasi është pikë kufitare. Është pika kufitare më e madhe e Republikës në të cilën qarkullojnë në vit 2 milion pasagjerë. Duke qenë se është pikë kufitare Ministria e rendit, ka atje një komiariat të veçantë që është komisariati i Rinasit. Ai përgjigjet për sigurinë kufitare, për kalimin dhe moskalimin e njerzëve. Ai është përgjegjës edhe për kalimet e palihgjshme. Nga policat e komisariatit nuk ka marrë asnjë pjesë në protestë. Komisariati ka qenë me të gjithë efektivin e vetë në turn.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera