» Mallkimi i Drake godet sërish, i pamëshirshëm ndaj viktimës së radhës

Mallkimi i Drake godet sërish, i pamëshirshëm ndaj viktimës së radhës

Mallkimet e VIP-ave? Në vitet e fundit u fol gjatë për atë që lidhej me Aaron Ramsey, pasi për çdo gol të uellsianit, një yll i botës së spektaklit largohej nga kjo botë. Tashmë jo aq efektiv, falë Zotit, mallkimi i tij ka dalë jashtë mode, i zëvendësuar nga tersi i Drake.

Ylli kanadez, një reper pa asnjë dyshim fantastik, është dëshmuar të jetë ters i pashmangshëm për çdo skuadër apo sportist që takohet me atë.

Është pikërisht Paris Saint-Germain viktima më e fundit e Drake. Padyshim surpriza më e madhe e fundjavës, PSG kryesues i padiskutueshëm i Ligue 1 është mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 nga Lille. Skuadra e re dhe premtuese ka mposhtur gjigantin e konfirmuar francez.

Në fakt, është zbuluar se fajtori është pikërisht Drake, dhe PSG mund të shfryjë inatin ndaj Kurzawa. Ish-mbrojtësi i Monaco ka bërë një foto me reperin kanadeze dhe e ka postuar atë në “Instagram”.

Vetë Drake nuk e ka marrë shumë mirë akuzën se është tersi i skuadrave dhe sportistëve, ndaj ka postuar në “Instagram Story”: “Për të gjithë ata që besojnë te mallkimi i Drake… ju uroj fat të mbarë!” Por Kurzawa, mbase nuk ishte paralajmëruar mbi tersin e këngëtarit.

Për më shumë informacione mund të pyesni skuadrën e Miami Heat, të mikut të ngushtë të Drake, Lebron James që u mundën përballë San Antonio. Osea SerenaWilliams, asaj kohe e fejuara e Drake, që në 2015 u mposht nga Roberta Vinci në US Open.

Por edhe vetë Conor McGregor, i masakruar nga Khabib Nurmagomedov në 2018 në një përballje gjigante të UFC me reperin që qëndronte në vijën e parë në mbështetje të irlandezit.

Edhe në futboll janë të shumta rastet që dëshmojnë mallkimin e Drake. Aubameyang i Arsenal, foto me Drake dhe për konseguencë humbje kundër Everton. Zaha i Crystal Palace: selfie me raperin dhe disfatë nga Manchester City.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund: foto dhe disfatë e thellë 5-0 në përballjen për titullin në Bundesliga kundër Bayern Munich. Sergio Agüero i City: publikon foton me VIP-in dhe gabon penalltinë që rezulton vendimtare në disfatën ndaj Tottenham në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

Aq shumë po flitet për mallkimin e reperit në të gjithë botën anglishtfolëse e më tej, sa që ka lindur termi i ri “Draked”, apo i goditur nga mallkimi I Drake. Sportistë të dashur… kujdes nga fotot!


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera