» Zhaku, Boby dhe Lenci! ‘Daily Mail’ shkruan për tre luanët që u shpëtuan për të vuajtur sërish në Tiranë

Zhaku, Boby dhe Lenci! ‘Daily Mail’ shkruan për tre luanët që u shpëtuan për të vuajtur sërish në Tiranë

Në tetorin e vitit që lamë pas mediat botërore dhe veçanërisht ‘Daily Mail‘ raportoi mbi torturat që hiqnin disa kafshë në një kopësh zoologjik në qytetin e Fierit. Pas denoncimeve inpektorët e mjedisit i nxorrën këta kafshë nga i ashtu quajturi ‘Parku i Ferrit’ dhe duke i sistemuar në Tiranë.

Por mesa duke fati tragjik i ka ndjekur nga pas këta kafshë. Së fundmi ‘Daily Mail’ ka shkruar sërish një artikull kushtuar tre luanëvë që u shpëtuan, Zhaku,  Boby dhe Lenci.  Sipas ‘Daily Mail’ tre luanë të shpëtuar nga “kopshti zoologjik më i keq në Evropë” janë bllokuar në Shqipëri, duke u mbajtur në hapësira të ngushta, vetëm disa metra katrore. Luani , Zhaku 12 vjeçar dhe djemtë e tij tetëvjeçar, Boby dhe Lenci, kanë “ngelur” peng i veprimeve burokratike çka nuk u lejon atyre të largohen nga vendi për të filluar një jetë të re.

Kafshëve të tjera u janë gjetur shtëpi të reja, shkruan “Mail”, por luanët kanë mbetur të bllokuar në kopshtin zoologjik të Tiranës, i cili ka një reputacion të dobët dhe ka nevojë për përmirësim të shpejtë.

Organizata  ndërkombëtare për kafshët, “Four Paës” (Katër putrat), është përpjekur dy herë për të nxjerrë luanët nga Shqipëria, por autoritetet refuzojnë të lëshojnë dokumentet e duhura.

Ministria shqiptare e Turizmit tha për ‘Mail Online’  se luanët mund të mbahen në kafazet e tyre të vogla deri në shtator. Ndërsa një zëdhënëse tha:  “Pronari i kopshtit zoologjik ku ishin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit. Derisa kjo çështje të zgjidhet nga gjykata, kafshët do qëndrojnë në Shqipëri. Kjo mund të zgjasë së paku deri në shtator”.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera