» FOTO+ VIDEO/ Zjarri rrëzon majën e katedrales së famshme “Notre-Dame” në Paris, Macron: I trishtuar të shoh këtë…

FOTO+ VIDEO/ Zjarri rrëzon majën e katedrales së famshme “Notre-Dame” në Paris, Macron: I trishtuar të shoh këtë…

Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e sotme në katedralen Notre-Dame në Paris. Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë një tym të bardhë që vjen nga çatia e strukturës.

Kanë mjaftuar disa minuta, që flakët të hedhin në tokë majën e kishës më të vizituar në kontinentin e Europës.

C_2_fotogallery_3097489_1_imageC_2_fotogallery_3097489_2_imageC_2_fotogallery_3097489_3_imageC_2_fotogallery_3097489_4_imageC_2_fotogallery_3097489_5_imageC_2_fotogallery_3097489_6_imageC_2_fotogallery_3097489_8_imageC_2_fotogallery_3097489_10_imageC_2_fotogallery_3097489_9_image

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka reaguar për zjarrin në katedralen e famshme në Paris. Në një postim në Twitter, ai shkruan: Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur

Ndërkohë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump,  i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.  Presidenti i SHBA-së,  gjithashtu  bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”  shkruan Trump.

C_2_articolo_3203173_upiImagepp (1)

notre

katedralja

 


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera