» Profili i veteranit Edy Reja, pasuesi i Panuccit tek Kombëtarja

Profili i veteranit Edy Reja, pasuesi i Panuccit tek Kombëtarja

Pas largimit të Panuccit, Edoardo Reja është trajneri i ri i Kombëtares. Mekniku italo-slloven është i përzgjedhuri i Presidentit të FSHF-së Armand Duka. 73-vjeçari do të jetë në drejtimin e Shqipërisë deri në muajin nëntor, pra deri në përfundimin e fushatës kualifikuese të “Euro 2020” dhe në varësi të rezultateve është i hapur opsioni për rinovimin e kontratës.

Profili

Edy Reja ka lindur në Lucinico, në një familje me origjinë sllovene. Ai u bë pjesë e SPAL që në moshë shumë të vogël. Reja debutoi në Seria A shumë i ri dhe së bashku me shokët e skuadrës Fabio Capello, Luigi Pasetti e Adriano Zanier, fituan Kampionatin e moshave të vitit 1965. Në karrierën e tij si futbollist që zgjati nga viti 1963-1973, Reja veshi fanellën e Palermos, Alessandria dhe Beneventos, më të cilin mbylli karrierën si lojtar.

Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Reja nisi aventurën si trajner në vitin 1979, duke marrë drejtimin e një sërë skuadrash të nivele të ulëta, deri sa mbërriti te Seria B. Ai mori drejtimin e Pescara në sezonin 1989-1990, pas shkarkimit të Ilario Castagner. Në vitin 2008, karriera e tij mori një kthesë shumë të rëndësishme.

Reja u konfirmua në krye të ekipit napolitan në sezonin 2008-2009, me të cilin pati një rrugëtim shumë të suksesshëm. Sezoni i dytë i Napolit nën drejtimin e tij, nuk i ngjau shumë të parit dhe pas disa rezultateve negative, Reja largohet dhe në vendin e tij vjen Roberto Donadoni. Presidenti De Laurentiis në një intervistë që ka pasur më herët, i pyetur për bashkëpunimin e tij me Rejan është shprehur se e konsideron “si një mik, që e ka gjithmonë derën hapur”.

Më 10 shkurt 2010, Reja merr drejtimin e Lazios. Debutimi i tij në stolin e Biancocelesti, ishte kundër Parmës, ku fitoi falë dy golave të Guglielmo Stendardo dhe Mauro Zárate. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, pasi ekipi nuk po ndjenjte “shijen” e fitores prej shumë kohësh. Eksperienca e tij tek Lazio zgjati 4 vjet. Më 12 qershor 2014, ai u largua nga Lazio pasi e renditi në vendin e 9-të me 56 pikë, nga të cilat 36 pikë në 21 ndeshje.

Një vit më vonë, më 4 mars 2015, ai u punësua si trajner i Atalanta, në vend të Stefano Colantuono, ky i fundit i pushuar nga puna. Kjo do të ishte përvoja e fundit e Rejës si trajner, i cili njofton pensionimin e tij në verën e vitit 2017.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera