» LIVE/ Paris, zjarri përfshin katedralen e famshme të Notre-Dame

LIVE/ Paris, zjarri përfshin katedralen e famshme të Notre-Dame

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madhe që del nga çatia e katedrales.

Tymi i zi që del prej andej është i dukshëm në pjesën më të madhe të Parisit. Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit.

Referuar mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjsitruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në një postim në Tëitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.



360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera