» Shkëlqen Herolind Shala, tre shqiptarë shënojnë gol në Norvegji (VIDEO)

Shkëlqen Herolind Shala, tre shqiptarë shënojnë gol në Norvegji (VIDEO)

Ka qenë një javë e mbarë për të gjithë lojtarët shqiptar që aktivizohen në kampionatin norvegjez. Më i dalluari këtë të diel ishte Herolind Shala, i cili ishte përcaktues në fitoren 4-1, të skuadrës së tij, Valerenga ndaj Stromso.

Mesfushori i Kosovës asistoi në golin e parë dhe ishte ai autori i gjuajtjes në autogolin e dytë. Ndërsa në fund të ndeshjes i vuri vulën me një gol të tijin.

Ndërkohë Yldren Ibrahimaj ka shënuar golin e tij të parë në elitën e futbollit norvegjez. Mesfushori i Viking shënoi në derbin me Brann, në një ndeshje ku edhe Zymer Bytyqi luajti deri ën minutën e 89’-të, ndërsa tek Brann u aktivizua për 90 minuta Veton Berisha, i cili rikthehet në Norvegji pas luajti në Gjermani dhe Austri për 5 sezone.

Edhe për sulmuesin kosovar, Elbasan Rashani ishte një e diel e mbarë. Ai arriti të shënojë gol për Odd, në fitoren 2-0 ndaj Kristiansund.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera