» Komando ekstremist që stërviste me armë fëmijët për “ISIS”

Komando ekstremist që stërviste me armë fëmijët për “ISIS”

Një video, e cila duket sikur demonstron se si duhet te reagosh ndaj nje sulmi te armatosur por e postuar në rrjetet sociale nga një person me pritje ekstremiste ne fakt është me tepër se kaq. Një 29-vjeçar nga fshati Gjorm i Krujës është arrestuar dhe vendosur nën hetim nga antiterrori për propagantë për qëllime terroriste dhe stërvitje për qëllime terroriste. I dyshuari Erzen Uka ka qenë ushtarak në misione në Irak e Afganistan dhe përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur pritje ekstremiste.

Në video shfaqen edhe dy djem të mitur që po bëjnë ushtrime në shtëpi, ata janë duke u stërvitur nga i ati më qëllim për t’u dërguar ushtarë të ISIS. Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste. Video ka mesazhin “Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste. 29-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan gjatë vitit 2011, aktualisht i papunë shfaqet me prirje radikale prej vitesh. I divorcuar dhe i hetuar me herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar qe dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës.

Përmbarimi ka tentuar ta zgjidhe këtë çështje për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës por kjo gjë nuk është realizuar çka ka sjellë edhe hetimin e tij edhe per pengim të vendimit të Gjykatës. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se pas kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan fishekë luftarakë, ndërsa gjate masës së sigurisë që do të mbahet të martën do të referohen si prova edhe mbikqyrjet e herëpashershme në rrjetet sociale. /TCH/

 


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera