» Pezullimi i Mynyr Konit dhe zëvendësimi i tij, katër dekanët dalin në krah të vendimit të Besa Shahinit

Pezullimi i Mynyr Konit dhe zëvendësimi i tij, katër dekanët dalin në krah të vendimit të Besa Shahinit

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini,  4 dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës në një deklaratë për media, kanë dalë në krah të këtij vendimi.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat ata u shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Drejtimi i Universitetit të Tiranës është bërë pa zbatuar detyrat. Vështirësi nga mentaliteti i vjetër i drejtimit”, ishte ky reagimi nga dekani Dhori Kule.

Ndërkohe gjatë ditë së sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini, në vend të tij komandoi Bernard Dostin.

Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

 

 


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera