» Kloppi e ‘poshtëroi’ – shikoni reagimin e Shaqirit (Video)

Kloppi e ‘poshtëroi’ – shikoni reagimin e Shaqirit (Video)

Xherdan Shaqiri ‘u turpërua’ mbrëmë nga Jurgen Klopp, në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit e Portos.

Liverpooli fitoi bindshëm në ‘Anfield’, 2:0, në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti

Shaqiri, që kohëve të fundit nuk po inkuadrohet në lojë nga trajneri gjerman, të njëjtin fat e pati edhe në ndeshjen e dt 09 Prill.

Ai në fakt u bë gati të futej në lojë, pak para fundit, por në ndeshje nuk pati ndonjë ndërprerje, për t’iu dhënë atij mundësia që të futej në lojë.

Kamerat në fund kanë kapur edhe momentin kur Shaqiri mbetet i hutuar, dhe duket i turpëruar, nga fakti se e veshi fanellën dhe u bë gati të futej në lojë, por prapë nuk pati minuta për të.

Shikojeni në pamjet më poshtë


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera