» Partnerët tanë janë më të zgjuar nga çfarë mendojmë ne

Partnerët tanë janë më të zgjuar nga çfarë mendojmë ne

Giles Gignac nga “University of Western Australia” dhe Marcin Zajenkowski nga Universiteti i Varshavës kryen studimin përsa i përket lidhjes së asaj që ne mendojmë për partnerin me atë që realisht është.

Ata zbuluan se njerëzit e vlerësojnë inteligjencën e partnerit bazuar në sa të lumtur janë në lidhjen e tyre dhe shumica e njerëzve i përshkruajnë si inteligjentë “më shumë se mesatarja”.

Ata vunë në studim 218 çifte heteroseksuale që kishin qenë bashkë për rreth 6 vjet dhe çereku i tyre ishin të martuar. Si fillim personat ju nënshtruan një testi inteligjence dhe më pas një pyetësori për mendimet mbi njëri-tjetrin.

“Dalim në përfundimin se gratë dhe burrat marrin pjesë në përzgjedhjen e partnerit, sipas vlerësimit për inteligjencën, në përputhje dhe me një përzgjedhje seksuale. Shumica e personave duan një partner që është po aq i zgjuar sa ata, por kanë tendencën t’i vlerësojnë me më shumë.”- janë shprehur autorët.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera