» Apo përgatitet Erion Braçe për të rrëzuar Ramën në PS?

Apo përgatitet Erion Braçe për të rrëzuar Ramën në PS?

Deri tani qëndrimet e Erion Braçes, publikisht janë agresive dhe radikale ndaj Opozitës së bashkuar dhe protestave të saj. Ai e mbiquajti edhe “idiot” kryetarin e PD-së, Lulëzim Basha, duke dalë një kokë më sipër edhe se kryeministri, në sulmet e tija verbale. Kjo është vetëm ana e dukshme e medaljes, thonë burime pranë PS-së dhe që njohin përplasjen e rrymave që qarkullojnë intensivisht në brendësi të kësaj partie, që më së shumti ka përzgjedhur të qëndrojë e heshtur. Përveç Spiropalit, që nuk e harron pothuajse kurrë në fjalimet e veta, kryeministrin dhe “sukseset e tij”, të tjerët tregohen enkas të pavëmendshëm, duke ngjallur një mospëlqim nga ana e KM-së. Mirëpo burimet pranë PS, bëjnë me dije se gjërat janë krejt ndryshe nga sa duket së jashtëmi. Socialistët e të gjitha niveleve takohen gjithmonë e më shpesh dhe diskutojnë për të ardhmen e partisë së tyre, të nesërmen e largimit të Ramës dhe janë në kërkim të një “lideri” të ri, tranzitor.
Në këtë diskutim spikasin disa kandidatura, ku më e “kuotuara” është ajo e Erion Braçes, që bashkon “rilindasit” e Ramës, me socialistët më të vjetër, që kanë ngelur në hije dhe të shpërfillur si xhaketa të vjetra…/360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera