» Votimi i Asamblesë Zgjedhore në FSHF/ Olsi Rama del kundër Dukës

Votimi i Asamblesë Zgjedhore në FSHF/ Olsi Rama del kundër Dukës

Asambleja e Përgjithshme që po mbahet nga FSHF, ka pasur edhe surpriza dhe ka qenë drejtori i Partizanit, Olsi Rama ai që ka befasuar jo pak presidentin Armando Duka. Në votimin për miratimin e Proces Verbalit të Asamblesë Zgjedhore të një viti më parë, të gjithë kanë votuar Pro, me përjashtim të Ramës.

Drejtori i Partizanit ka abstenuar votimin, megjithatë vota e tij ka qenë e pamjaftueshme duke qenë se propozimi është miratuar me shumicë votash, gjithsesi jo unanime siç ndodhi me votimet e tjera.

Sakaq, ka pasur votime edhe për pasqyrën e llogarive, buxhetin dhe përjashtim klubesh, ku unanimisht u votua edhe për përjashtimin e 9 klubeve të propozuara nga FSHF për shkak të mos plotësimit të kritereve


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera