» “Ata që të kanë goditur ty, më kanë pështyrë edhe mua” – Artan Fuga

“Ata që të kanë goditur ty, më kanë pështyrë edhe mua” – Artan Fuga

Një mesazh solidarizimi me të gjithë ne, nga profesor Artan Fuga.

“Ata që të kanë goditur ty, më kanë pështyrë edhe mua” – Artan Fuga

Përkrah me të gjitha forcat e mendjes dhe të shpirtit gazetarët e të gjitha mediave, të cilët përtej ndonjë keqtrajtimi fizik nga individë që hiqen si të fortë dhe ushtrojnë dhunë mbi ta në sytë e autoriteteve të shtetit dhe ndonjë deputeteje që as i bën pershtypje kjo dhunë barabare, kanë presion të jashtëzakonshëm dhe trajtohen si skllevër të medias, të penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, dhe që ndihen të pavlerësuar, të pasigurt, të perbuzur shpesh herë, sepse asnjëri prej tyre nuk prodhon dot informacion të pavarur, nuk bën dot investigim, nuk komunikon dot drejtpërdrejt me audiencat. Le të shpresojmë që përtej sindikatave të burokratizuara, brezi i ri i gazetarëve do t’a kuptojë fort se është fjala për misionin e tyre dhe dinjitetin e tyre. Me këtë rast i shpreh gazetarit Renaldo Salianji, studentit tim të super shkelqyer të gjithë solidaritetin tim. Ata që të kanë rrahur ty, më kanë goditur edhe mua!

Me respekt,
Artan Fuga


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera