» “Policia të rrijë e qetë në protestë… askush nuk do të vjedhë 10 mln euro”

“Policia të rrijë e qetë në protestë… askush nuk do të vjedhë 10 mln euro”

Opozita ka thirrur ditën e nesërme pasdite protestën e tretë kombëtare. Çlirim Gjata i ftuar në RTV Ora sqaroi edhe arsyet e spostimit të orarit pasdite, pasi protestat e mëhershme janë mbajtur kryesisht paradite.

Çlirim Gjata: Protesta në orën 6 është lënë për shumë arsye por edhe për faktin se njerëzit janë në punë dhe ka qenë një kërkesë e tyre për të spostuar orarin.Është zgjatur dhe dita. Kemi zhvilluar 8 protesta për 7 javë.Nuk ka ndodhur ndonjëherë përjashto vitet ’90-’91. Nesër është protesta e tretë kombëtare dhe e nënta për 7 javë.

I pyetur se sa do të zgjasë protesta, ai pati këtë përgjigje:

Çlirim Gjata: Nuk mundesh me një urdhër dilni në këtë orë dhe ikni në atë orë, nuk është ushtri.Ka qenë ky administrim që na ka kushtëzuar të mbyllim protestat edhe pas 4-5 orësh.

Çlirim Gjata: Asnjë nga protestuesit nesër nuk do të vjedhë 10 milion euro, prandaj policia të rrijë e qetë. Të shkojë të kapë ato 4-5 që vodhën 10 milion euro, pastaj të vijë të lyejë shtyllat me graso apo të filmojë protestuesit, apo të fusë Operacinalen që të kapë njerëz kot. Ja ku u duk forca e policisë, 10 milion euro për 5 minuta ja thanë xhepin shqiptarëve dhe bankave.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera