» Një infeksion misterioz po përhapet në botë, rezistent ndaj barnave/ Spitali amerikan u detyrua të shkulë pllakat dhe …

Një infeksion misterioz po përhapet në botë, rezistent ndaj barnave/ Spitali amerikan u detyrua të shkulë pllakat dhe …

Majin e kaluar, një burrë i moshuar ishte kuruar në një spital amerikan për t’iu nënshtruar një operacioni në bark. Përmes testit të gjakut ishte zbuluar se ai është infektuar me një mikrob të ri, i cili ishte misterioz dhe vdekjeprurës. Mjekët e kishin izoluar atë menjëherë në repartin e kujdesit intensiv.

Ky mikrob, i quajtur Candida auris, i sulmon njerëzit që kanë sistem imunitar të dobësuar dhe po shpërndahet qetësisht në mbarë botën. Gjatë pesë vjetëve të kaluar, ky infeksion është paraqitur në një repart neonatal në Venezuelë, në një spital në Spanjë, në Indi, Pakistan dhe në Afrikën Jugore.

Image result for Candida auris

Së fundi, infeksioni është regjistruar edhe në New York, New Jersey dhe Illinois të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve ta vendosë atë në listën e infeksioneve që paraqesin kërcënim urgjent.

Burri i kuruar në spital kishte vdekur 90 ditë pas zbulimit të infeksionit të tij. Testimet dhe analizat dëshmuan se ky infeksion ishte përhapur në tërë dhomën e spitalit, prandaj hapësira u pastrua me pajisje të veçanta. Përpos kësaj, punëtorët u detyruan t’i shkulin disa pllaka dhe një pjesë të tavanit për t’i zhdukur mikrobet.

Infeksioni Candida auris është i fortë dhe rezistent ndaj barnave, prandaj paraqet një prej kërcënimeve më serioze shëndetësore.

Për disa dekada me radhë, ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar për rrezikun e përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe dobësimin e efektit të tyre kundër infeksioneve.

Mikrobet rezistente janë më vdekjeprurëse për njerëzit që kanë sistem të dobët imunitar, përfshirë foshnjat, të moshuarit, duhanpirësit, të sëmurët me diabet dhe njerëzit me çrregullime autoimune, shkruan “New York Times”.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera