» Horoskopi ditor, e enjte 4 prill 2019

Horoskopi ditor, e enjte 4 prill 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Parashikohet një ditë tejet eksituese dhe e mbushur me energji, e cila premton zgjidhjen e një sërë problemesh, ndonëse nuk do ju mjaftojnë 24 orë. E enjtja do të jetë pozitive edhe sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, por edhe miqësisë.

Demi

Kjo e enjte favorizon dashurinë dhe ndjenjat, edhe për ata që janë vetëm. Në raport me javët e kaluara do të jeni më të fortë dhe do i kaloni më lehtësisht problemet.

Binjakët

Parashikohet një ditë rikuperimi, ku problemet e jetuara këtë fillimjavë, do të shihen nga një këndvështrim tjetër. Në ditët e kaluara jeni përballur me kontraste të forta, diskutime dhe polemika. Mundohuni që të rikuperoni dhe të mos çoni dëm çdo gjë.

Gaforrja

Do të jetë një ditë e rëndë, veçanërisht sa i takon punës. Do të jeni shumë të lodhur dhe do të keni shumë gjëra për të bërë. Nëse besoni se ka diçka që nuk shkon siç duhet, shikoni përreth. Mund të përballeni me mundësi për të ndryshuar punë. Afrimi i fundjavës, parashikohet interesant sa i takon dashurisë.

Luani

Parashikohet një ditë më pozitive nga ato që keni lënë pas, ku do të ketë rikthim energjish. Gjatë ditëve të fundit jeni përballur me pakënaqësi dhe kriza, por shpesh faji ka qenë i juaji, për shkak se ju pëlqejnë polemikat. Kjo gjë ndodh edhe në dashuri. Sfera profesionale parashikohet më e mirë.

Virgjëresha

Kjo e enjte do të jetë e shoqëruar me pakënaqësi dhe kontraste në dashuri, për shkak të mënyrës tuaj të ashpër të të përballuarit të gjërave. Mundohuni që të dilni disi nga kornizat dhe të tregoheni më të kuptueshëm.

Peshorja

Do të jetë një ditë e cila do ju gjejë të lodhur dhe aspak rehat, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku jeni përballur me shqetësime. Mundohuni të mos i tërhiqni problemet në jetën në çift, për shkak se mund të ketë pasoja.

Akrepi

Pas një fillim jave shumë të bukur, kjo e enjte do të shënojë rënie. Pjesërisht do të varet prej jush, pasi duhet ti jetoni gjërat më lehtësisht. Lidhur me dashurinë, lëreni veten të lirë, pa menduar gjatë për të kaluarën.

Shigjetari

Do të jetë një ditë rikuperimi në raport me fillimin e javës, ku jeni ndjerë të lodhur. Duhet të qartësoni situatat, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale, shkruan noa.al. Ndoshta duhet të bëni një analizë më të thellë të jetës tuaj.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku tensioni do të ndihet kryesisht në sferën profesionale por edhe në atë familjare. Situata do të përmirësohet në ditët në vijim.

Ujori

Kjo e enjte do të jetë një prej ditëve më pozitive të javës, duke sjellë zhbllokim për shumë çështje. Do të keni mundësi që të mendoni për projekte dhe ndryshime. Bëni kujdes sa i takon ndjenjave, pasi do ju duhet të rishikoni diçka.

Peshqit

Mjaft menduat për të kaluarën! Mos u kapni pas kujtimeve lidhur me atë që ka ndodhur apo që mund të kishte ndodhur. Shihni përpara, pasi qielli është mjaft i favorshëm për t’ia nisur nga e para sa i takon ndjenjave. Do të ketë disa pasiguri në sferën profesionale, ndaj jini të kujdesshëm


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera