» Detajet e reja/ Vrasja e avokatit në Elbasan, ja ku ishte vjedhur makina e vrasësve

Detajet e reja/ Vrasja e avokatit në Elbasan, ja ku ishte vjedhur makina e vrasësve

Detaje të reja janë zbardhuar nga ngjarja tronditëse e disa orëve më parë ku u vra në një atentat në qendër të Elbasanit, avokati i njohur Ravik Gurra.

Pas gjetjes së djegur të automjetit në fshatin Karakullak, policia ka mundur të zbulojë që automjeti tip ‘Benz’ ishte vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës.

Aktualisht automjeti është çuar për ekspertizë në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, aty ku pritet të vijnë edhe ekspertë nga Tirana.

Avokati Ravik Gurra u qëllua në lokal në prani të dy personave të tjerë me të cilët po konsumonte kafe.

Një person iu afrua dhe e qëlloi me një armë silenciator duke mos i dhënë asnjë mundësi për të shpëtuar.

Gurra ishte avokat në çështjen “Shullazi”, ‘Çapaj” dhe ‘Hakmarrja për drejtësi’

Ai ishte baba i dy vajzave dhe jetonte midis Anglisë dhe Shqipërisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera