» DETAJET/ Avokati i Shullazit u ekzekutua me plumb në kokë, dëshmitarët: Nuk kuptuam asgjë, e pamë kur ra në tokë

DETAJET/ Avokati i Shullazit u ekzekutua me plumb në kokë, dëshmitarët: Nuk kuptuam asgjë, e pamë kur ra në tokë

Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, është vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur si mik dhe avokat i fisit Çapja si dhe avokat i Emiliano Shullazit.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë për “Panorama” se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë kuptuar asgjë, por janë vënë në panik vetëm kur e kanë parë trupin e shtrirë.

Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator. Më pas ai është larguar me një automjet i cili e priste në afërsi të lokalit.

Dyshohet se mjeti është djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Po ashtu policia ka njoftuar se Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

11545ab0-0e20-40aa-b4f5-d163d31eda1a

fdae0fd2-b6ea-4063-8cc5-6b8bbb8ca0a3

yhbn-770x441

ee5ebf56-02ee-4d27-9888-fed48abd07b2

78f0d3b5-7c7b-4d02-86da-33655e65cdd9

911bf314-0b56-4da9-947d-1e332edd43c7


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera