» Haradinaj thirrje Europës dhe SHBA: Na ndihmoni të arrijmë një marrëveshje me Serbinë

Haradinaj thirrje Europës dhe SHBA: Na ndihmoni të arrijmë një marrëveshje me Serbinë

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përuruar nisjen e punimeve të rrugës Prishtinë-Mitrovicë dhe ka kujtuar ky aks do të jetë i rëndësishme për ekonominë e vendit por edhe të fqinjëve.

Gjithashtu Haradinaj ju ka bërë thirrje partnerëve të Kosovës, Bashkimit Europian dhe SHBA-ve që të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeve mes vendit të tij dhe Serbisë.

Pjesë nga deklarata e sotme e Haradinajt:  

Është një arterie që mund ta lidhë ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, pra me ekonomitë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, e njohin njëri-tjetrin në kufijtë e vet, me të drejtat e veta dhe njëkohësisht një tregti e lirë dhe një shkëmbim. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne ato që janë në përgjegjësitë tona do t’i kryejmë, pra do të ndërtojmë rrugë e do të ndërtojmë ura dhe do të hapim ura, sepse ajo është detyra jonë. Por, po ashtu i bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Evropian, ShBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera