» Arjola Shehu flet troç, tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Klan

Arjola Shehu flet troç, tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Klan

Në fillim të sezonit të ri televiziv bëri bujë në media largimi i moderatores Arjola Shehu nga Tv Klan dhe mbyllja e emisionit “Kush vjen për drekë”. Vendin e saj e morën dy shefat e njohur të kuzhinës, Alfio Rrotani dhe Indrit Çela me emisionin ‘Sfida e Gatimit’.

Arjola momentalisht po prezanton ‘Netët e klipit shqiptar’, mirëpo lidhur me largimin e saj nga Klan nuk ka dashur që të flas asnjëherë deri tani. E ftuar së fundmi në ‘Thumb’, moderatorja ka folur më në fund për të vërtetën e largimit të saj nga emisioni i gatimit.

“Mendoj që kam për të përjetuar gjëra të tjera përpara se të bëhem një zonjë shtëpie” , ka treguar Arjola duke treguar kështu se emisioni i gatimit nuk ishte për moshën e saj.

 


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera