» Plas skandali/ Drejtori i policisë në telefon Fredi Alizoti: Do të nis një njeri të sjellë para! Të kam q*rë motrën në p***(video)

Plas skandali/ Drejtori i policisë në telefon Fredi Alizoti: Do të nis një njeri të sjellë para! Të kam q*rë motrën në p***(video)

Publikohet një video përgjim për çështjen ‘Babale’, ku zbulohet se Fredi Alizoti, i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Veliun, është paguar për të dhënë dëshmi të rreme nga drejtori i policisë së qarkut të Fierit Albert Nushi.

Në përgjimin e publikuar nga ish-deputeti Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti dhe Nushi, të cilët kanë komunikuar rreth orës 00:30 të natës në telefon, ndërkohë që Alizoti i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

‘Piovra. Episodi 1.
Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!
Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar!
Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18’, shkruan Salianji.

Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera