» Khaleesi e ‘Game of Thrones’ zbulon se ka qenë duke vdekur pas sezonit të parë

Khaleesi e ‘Game of Thrones’ zbulon se ka qenë duke vdekur pas sezonit të parë

Emilia Clarke ka zbuluar se ka kaluar një periudhë vërtetë të frikshme.

Aktorja Emilia Clarke, e njohur për rolin e Daenery Targaryen në serinë shumë të shikuar, Game of Thrones, ka treguar se i ka kërkuar mjekëve që ta lënë të vdes.

Clarke ka pësuar dy sulme në arterie në tru, që kanë kërkuar operacione për t’i shpëtuar jetën.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të mbajë mend as emrin e saj pasi hemorragjia e ka lënë në kujdes intenziv.

32-vjeçarja ka ndarë historinë e saj për herë të parë me anë të një eseje në The New Yorker, duke shpjeguar se problemet me shëndetin kanë filluar në shkurt të vitit 2011, pak pasi kanë përfunduar xhirimet e sezonës së parë të Game of Thrones.

Megjithatë, pas operacionet aktorja ka përjetuar edhe vështirësi në komunikim, në mbajtje në mend dhe nuk mund të artikulonte fjalë, gjendje kjo që njihet se ‘afasia’, përcjell Gazeta Express.

“Në momentet e mia më të këqija, kam dashur ta ndërprej jetën”, ka zbuluar aktorja.

“I kam kërkuar stafit mjekësor që të më lënë të vdes. Puna ime – e gjithë ëndrra ime e asaj se si dua të jetë jeta ime – është e përqëndruar në gjuhë, në komunikim. Pa këto , jeta ime ishte e humbur. Mirëpo, pas një jave në spital, afasia ka kaluar dhe unë isha në gjendje të flas”.

Mirëpo, kjo nuk ishte e gjitha.

Në vitin 2013 Emilia kja përjetuar edhe një sulm në tru, duke pasur nevojë edhe për një operacion tjetër, e këtë herë doktorët është dashur të ndërhyjnë përmes kafkës.

Kjo periudhë ka ndikuar shumë edhe në gjendjen mentale të aktores, duke ndjerë edhe sulme paniku.

Megjithatë, tani aktorja thotë se ajo është shëruar plotësisht dhe ka vite që po ndihet shumë mirë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë në gjendje të jetë në të gjitha sezonet e serialit, duke luajtur për mrekulli rolin e saj që e ka ndër kryesorët në seri.

Sezona e fundit e Game of Thrones do të fillojë të shfaqet më 14 prill të këtij viti.


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera