» Çfarë ndodhë kur anestezioni dështon?

Çfarë ndodhë kur anestezioni dështon?

Një në 20 pacientë kanë përjetuar paralizën në vend të anestezionit gjatë një operacioni kirurgjik.

Donna Pener, është një nga këta persona, e cila po i nënshtrohej një operacioni kirurgjik në abdomen dhe fatkeqësisht anestezioni kishte dështuar. Ajo tregon se që nga ajo kohë, ka mbetur e traumatizuar dhe vazhdon të ketë panik atake çdo dy tri ditë. “ Më ka ndryshuar jetën, unë nuk jam në gjendje të rri vetëm, të punojë apo të bëjë ndonjë aktivitet pa e kujtuar atë eksperiencë”, tha Zonja Pener.

Deri tani dështimi i anestezisë është ende një mister, raste si të zonjës Pener janë shume të rralla, mirëpo 5% e pacientëve mund të zgjohen në tavolinën e kirurgjisë dhe anestezioni të mos funksionojë. Mirëpo duke iu falënderuar efektit të amnezisë që jep anestezioni fatmirësisht pacientët, që kalojnë këtë eksperiencë mund të mbajnë mend shumë pak ose fare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit janë duke u munduar të kuptojnë më shumë për rrethanat e një situate ku anestezioni dështon, në mënyrë që të arrijnë të reduktojnë faktorët, që e shkaktojnë atë, duke i reduktuar rastet të cilët e përjetojnë këtë situatë.

Sedativët e parë janë zbuluar gjatë vitit 1840. Eteri sulufurik ishte një nga sedativët e parë, i zbuluar nga një dentist, i cili prezantoi punën e tij publikisht duke kryer një ndërhyrje nën efektin e kësaj substance në një pacient. Ky pacient edhe pse ishte gjysmë i zgjuar, ai pohoi se nuk ka ndier asnjë dhimbje gjatë procedurës.

Deri tani janë përdorur substanca më të forta, që e kanë shkaktuar një humbje të plotë të vetëdijës, mirëpo kohëve të fundit më së shumti është duke u aplikuar heqja e ndjeshmërisë në një pjesë te caktuar të trupit, që njihet me emrin – anestezioni lokal.

Gjatë kryerjes së një ndërhyrje kirurgjike ekzistojnë shumë faktorët të cilët mund ta rrezikojnë procedurën, siç janë: mosha, pesha, përdorimi i duhanit apo natyra e sëmundjes. “Ne pretendojmë që një ditë me anë të ndonjë metode të arrijmë të marrim informacion nëse gjatë një ndërhyrje kirurgjike ka dështuar anestezioni, apo pacienti është i zgjuar dhe mund të ndjejë dhimbje”, tha Peter Odor, një nga pjesëmarrësit e këtij studimi.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera