» Video/Pse Meta e akuzon Ramën për grusht shteti, si Pinoçeti në Kili?

Video/Pse Meta e akuzon Ramën për grusht shteti, si Pinoçeti në Kili?

Grushti i shtetit të gjeneralit Pinoçet, në vitin e largët 1973, i kushtoi Kilit rreth 40.000 opozitarë të vrarë apo të zhdukur dhe rreth 600.000 opozitarë të tjerë të internuar dhe të persekutuar. Sipas dokumentave të mëvonshme, roli i CIA-s dhe i këshilltarit të Presidentit amerikan Nikson, Henri Kisinger, në grushtin ushtarak të Shtetit, dolën në dritë, kur Pinoçeti u arrestua në Londër për krime të rënda kundër njerzimit.
Mirëpo ishte Presidenti amerikan republikan Ronald Reagan, që u distancua mjaft vite më vonë nga ky qëndrim dhe sidomos i impresionuar nga krimet e përbindshme të rregjimit të dikatorit ushtarak Pinoçet. Mbetet e famshme një nga deklarat e Augusto Pinoçet, kur thotë se: “Ka raste që Demokracia duhet të shplahet me gjak…”
Në një kohë të dytë, vite më vonë, Kongresi amerikan ka mbajtur qëndrim të fortë dhe të hapur publik, ndaj implikimit të Presidentit Nikson, në ngjarjet e dhimbshme të Kilit, porse Bota e asaj kohe, ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë, ku qëllimi i justifikonte mjetet…
Shumëkush ka harruar se Salvator Allende u zgjodh president edhe me votat e Demokracisë Kristiane të Kilit, forcë politike e Qendrës së Majtë, sepse partia e tij e Majtë, nuk kishte më shumë se sa 36% të votave të popullit kilian.
Ndoshta Presidenti Meta, duke dashur të japë një mesazh të qartë të situatës së rëndë institucionale në Shqipëri, mbetur pa Gjykatë kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa një Parlament legjitim sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka përdorur këtë rast historik të largët për të dhënë një alarm.
Sipas tij, me gjithë këto boshllëqe të forta institucionale, Gjykatë Kushtetuese e munguar, Gjykatë e Lartë e boshatisur, Parlament pa një Opozitë zyrtare dhe ku i vetmi institucion që funksionon, dhe funksionon e dorë të fortë, është qeveria dhe zgjatimet e saja dhe aq më tepër në kushtet e një krize politike, situata është shumë e rëndë.
Sipas vlerësimit të Presidentit Meta, në Shqipërinë e sotme, me mungesën e plotë të institucioneve që kanë funksione të gjykimit të paanshëm dhe të arbitrazhit, si dhe janë Gjykatat, shtuar këtu edhe me Opozitën jashtë Kuvendit, janë krijuar parakushtet institucionale të një Grushti Shteti të mirëfilltë.
Është Shqipëria në paradhomën e grushtit të Shtetit, nga ana e kësaj Shumice, kjo është pikëpyetja e mprehtë që parashtroi Presidenti i Republikës, në deklaratën e tij më të fundit, që edhe është pasqyruar nga më shumë se 180 agjenci botërore lajmesh…


360grade.al


“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe …

Të tjera