» Horoskopi për të enjten e 21 mars 2019/ Kjo shenjë do të shkëlqejë

Horoskopi për të enjten e 21 mars 2019/ Kjo shenjë do të shkëlqejë

Horoskopi e enjte 21 mars 2019

Dashi-Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe kjo do të bëjë që të kaloni lehtësisht çdo të papritur të mundshme. Këshillohet vetëm që të tregoni më shumë kujdes në çështjet profesionale.

Demi-Nuk jeni ndikuar ende nga ajri i pranverës, përkundrazi këto ditë keni qenë nervoz dhe të tensionuar. Ndoshta stresi i akumuluar ju ka përfshirë keq. Mundohuni që të ruani sa më shumë qetësinë, sidomos në dashuri, duke evituar çdo lloj konflikti. Po ashtu këshillohet që të relaksoheni.

Binjakët-Kjo e enjte do të jetë shumë më pozitive se sa fillim java. Do të rigjeni qetësinë si në fushën sentimentale edhe në atë profesionale. Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo gjë do të zgjidhet brenda ditës, por gradualisht pa u dekurajuar do të sistemoni çdo gjë.

Gaforrja-Jeni një vullkan shpërthyes, por kjo gjë nuk është gjithmonë pozitive, sidomos nëse lidhjet nuk janë aq të forta. Rrezikoni që të shkatërroni disa raporte për shkak të asaj që mund të bëni ose thoni. Mundohuni të kontrolloni veten dhe ti shtyni debatet për më tej.

Luani-Do ta doni që të ruani ekuilibrin, duke tentuar që të mos gaboni për shkak se nuk dini nga të shkoni. Problemi qëndron në faktin se nuk jeni të sigurtë se cila anë është e duhura, duke qenë të dyjëzuar mes dy zgjedhjeve. Reflektoni mirë!

Virgjëresha-Parashikohet një ditë neutrale gjatë së cilës do të jeni në kërkim të stimujve shpërblyes. Keni nevojë për ballafaqime me njerëz të nivelit tuaj, si për sa i takon anës sentimentale edhe asaj profesionale.

Peshorja-Kjo ditë do ju gjej të mbyllur në vete, kur në fakt duhet të jeni më të hapur ndaj të tjerëve, por në një mënyrë më pak dramatike. Mundohuni të rishikoni sjelljen tuaj dhe të korrigjoni disa gabime.

Akrepi-Parashikohet një ditë negative sa i takon punës, ku me gjasë ka ardhur koha për të bërë disa ndryshime, të dëshiruara ose jo. Mirëpo problemet profesionale nuk duhet ti shfryni në sferën private, pasi rrezikohet që të shkatërrohen raportet ndërpersonale.

Shigjetari-Kjo e enjte do të jetë tejet pozitive, ku më në fund do të rigjeni energjinë dhe dëshirën për të vepruar. Ky entuziazëm i ri do të shtrihet në çdo sektor të jetës suaj. Gjërat do të shkojnë më mirë edhe në dashuri.

Bricjapi-Do të jeni të nervozuar, ndaj mundohuni të ruani kontrollin. Do të kërkoni debat edhe për gjërat më të vogla por kjo gjë nuk është mirë. Mundohuni që të relaksoheni pasi në këtë mënyrë dëmtoni kryesisht veten.

Ujori-Besojini instinktit! Nëse ndjeni aromë ndryshimesh, do të jenë pozitive edhe pse kalimi tranzit i Uranit mund të sjell edhe ndonjë zhgënjim të vogël, shkruan noa. Megjithatë ju do të dini si të sillni, pasi jeni shenjë revolucionare.

Peshqit-Parashikohen të reja interesante në sferën sentimentale. Më në fund do të kaloni krizën që ju kishte përfshirë. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht do të jeni në qiellin e shtatë, por do arrini të gjeni mënyrën për të qenë mirë, me apo pa atë person. Kjo pasi më në fund keni ndryshuar mënyrën e të parit të gjërave.


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera