» Basha: Urdhri politik për terror tek Unaza e Re, nga një bishë e plagosur, por që është e rrezikshme

Basha: Urdhri politik për terror tek Unaza e Re, nga një bishë e plagosur, por që është e rrezikshme

Ndërhyrja e kryetarit Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin “Dritare”, nga Unaza e Re, ku protestuesit janë vënë nën terror nga forcat e policisë

Ç’po ndodh zoti Basha?
Basha: Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama.
Pyetje: E keni të konfirmuar këtë lajm se ka patur një urdhër?
Basha: Ky është një informacion i cili ka rrjedhur në mënyrë të besueshme, se një urdhër politik, i ardhur nga nivelet më të larta, supozohet nga Sandër Lleshaj e ndoshta edhe nga Edi Rama, për të kryer akte raprezaljeje e terrori mbi banorët.
Me çfarë argumenti, se këtu ka…
Basha: Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre se me çfarë argumenti. Interpretimi im është se bisha kur është e plagosur, është më e rrezikshme në momentet e fundit. E ka kuptuar se i ka ardhur fundi dhe në vend që t’i vërë gishtin kokës, mendon se mund ta shtyjë duke ushtruar terror mbi qytetarët. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuesit ditën e shtunë në protestë? Me të njëjtat argumente. Sepse këta janë të dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave, u shërbejnë bandave kundër popullit.


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera