» Shtëpia ‘kthehet përmbys’, hajdutët marrin 30 mijë euro

Shtëpia ‘kthehet përmbys’, hajdutët marrin 30 mijë euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë.

Në qendër të qyteti është bërë një vjedhje spektakolare, ku hajdudët kanë arritur të vjedhin 30 mijë euro.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme, por vetëm sot është bërë publike.

Deri tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, por nga burime nga grupi hetimor bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një biznesmeni në Sarandë.

Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ka pasur asnjë person nga familja, gjë që të bën të mendosh se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre.

Pas denoncimit nga biznesmeni, policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera